Ballina / Bimët / Konifere / Selvi piramidal
Selvi piramidal — Cupressus sempervirens ‘Pyramidalis’
Konifere · gjithmonë e gjelbër

Cupressus sempervirens ‘Pyramidalis’

Selvi piramidal

Cupressus sempervirens ‘Pyramidalis’ është një pemë konifere gjithmonë e gjelbër, shumë e njohur për formën e saj elegante dhe piramidale. Pisha ka një kurorë shumë të ngushtë dhe të drejtë, e cila ngjason me një kolonë vertikale. Kjo e bën atë ideale për hapësira të kufizuara ku kërkohet një element vizual që zë pak vend, por ka prezencë të fortë. Degët janë të dendura, të vendosura afër njëra-tjetrës, dhe shtrihen shumë pak nga trungu. Është shumë rezistente ndaj thatësirës dhe kushteve të vështira, duke e bërë të përshtatshme për zona të thata dhe me pak ujë. Mund të arrijë deri në 15-25 metra lartësi në natyrë, edhe pse në kopshte dhe ambiente të kultivuara zakonisht rritet rreth 10-15 metra. Është një bimë e bukur, elegante dhe praktike, që sjell stil dhe strukturë në çdo hapësirë ku vendoset.

LartësiaZgjedhur: 100–125 cm
Shkruani në WhatsApp →Çmimi varet nga lartësia dhe sasia
Lartësia
10–15 m në kopsht
Gjethja
Gjithmonë e gjelbër
Drita
Diell i plotë
Dimri
Duron ftohtin e moderuar
Mbjellja dhe kujdesi

Mbilleni në një vend me dritën e duhur për bimën dhe ujiteni rregullisht gjatë vitit të parë, derisa rrënjët të zënë vend. Kur e merrni, ju tregojmë edhe kujdesin e veçantë që i duhet.

Marrja dhe transporti

Bimët i zgjidhni dhe i merrni në fidanishten tonë në Smrekonicë, Vushtrri. Për porosi më të mëdha na telefononi, që të bisedojmë për transportin.