Banner

Cupressocyparis Leylandi

Cupressocyparis Leylandi

Category:

Share this product

Është një pemë hibride gjithmonë e gjelbër, shumë dekorative,
e krijuar natyrshëm nga kryqëzimi i dy koniferëve të fuqishëm:
Cupressus macrocarpa (Pisha Monterey nga Kalifornia) dhe Chamaecyparis nootkatensis (Pisha Alaska). Është bërë një nga bimët më të përdorura në botë për formimin e gardheve të gjelbër, ndarjeve natyrore dhe elementeve dekorativë në peizazh. Leylandi ka një formë piramidale ose kolumnare, me një kurorë të dendur që formohet nga degë të shumta që rriten drejt dhe pranë trungut. Gjethet janë të imta, të ngjitura pas degëve, me ngjyrë të gjelbër të errët dhe me shkëlqim të lehtë.Një nga tiparet më të njohura të Leylandit është ritmi i rritjes së tij – mund të shtojë mbi 1 metër në vit, veçanërisht në kushte të favorshme me tokë pjellore dhe ujitje të rregullt.