


Konifere · gjithmonë e gjelbër
Taxus baccata
Tisa
Taxus baccata është një pemë ose shkurre gjithmonë e gjelbër, shumë e njohur në Evropë për përdorim si bimë dekorative, gjithashtu për rëndësinë e saj historike dhe mjekësore. Lartësia e saj shkon deri në 3 metra, por mund të mbahet më e ulët me krasitje. Përdoret për gardhe, për peizazhe formale, parqe, dhe si pemë dekorative në kopsht Mund të jetojë më shumë se 1000 vjet!.
LartësiaZgjedhur: 100–125 cm
Shkruani në WhatsApp →Çmimi varet nga lartësia dhe sasia
- Lartësia
- Deri 3 m, mbahet më e ulët me krasitje
- Gjethja
- Gjithmonë e gjelbër
- Drita
- Diell deri hije
- Dimri
- Shumë rezistente ndaj të ftohtit
Mbjellja dhe kujdesi
Mbilleni në një vend me dritën e duhur për bimën dhe ujiteni rregullisht gjatë vitit të parë, derisa rrënjët të zënë vend. Kur e merrni, ju tregojmë edhe kujdesin e veçantë që i duhet.
Marrja dhe transporti
Bimët i zgjidhni dhe i merrni në fidanishten tonë në Smrekonicë, Vushtrri. Për porosi më të mëdha na telefononi, që të bisedojmë për transportin.



